Vetem disa ore pasi eshte arrestuar nga policia e EULEX-it, kryetari i komunes se Kacanikut, Xhabir Zharku dhe dy te arrestuarit e tjere jane liruar.

Vendimi eshte marre nga gjyqtari i procedures paraprake, i cili nuk eshte bindur nga prokuroria se per tre te arrestuarit ekzistojne shkaqet per caktimin e mases se paraburgimit.

Kryetari i Kacanikut bashke me Arsim Koloshin dhe Afet Dalloshin u arrestuan te merkuren paradite me akuzen e kryerjes se veprave penale, detyrim, rrembim dhe kercenim te deshmitareve. Kryetari i Komunes se Kacanikut, Xhabir Zharku ne nentor te vitit te shkuar ishte vetedorezuar tek organet e ndjekjes.

Vetem dy dite ne paraburgim dhe zharku u lirua per t’u mbrojtur ne liri.

Top Channel