Ambasadori i BE-se ne Shkup, Ervan Fuere ka komentuar situaten e fundit ne Maqedoni, ku disa ministra jane larguar nga qeveria dhe do te zevendesohen me elemente te rinj.

“Ministrat e rinj duhet te dine “te notojne” nese qeveria deshiron te permbushe reformat e parashtruara nga KE dhe te marre rekomandimin per fillimin e bisedimeve per anetaresimin ne BE”, ka deklaruar Fuere.

Diplomati evropian ka kerkuar qe zevendesimi i te larguarve te behet sa me shpejt, ne menyre qe vendi te realizoje reformat e nevojshme per integrimin.

Sipas mediave maqedonase, pritet qe ndryshimi ne radhet e qeverise te preke edhe ato poste qe drejtohen nga shqiptaret e BDI-se.

Top Channel