
Ekzekutivi i Bashkimit Evropian do te propozoje javen e ardhshme qe qytetareve te Malit te Zi, Serbise dhe Maqedonise t’u lejohet udhetimi pa viza ne vendet e BE-se nga fillimi i vitit te ardhshem.
“Te enjten e ardhshme ne Strasburg do te propozohet liberalizimi i vizave per qytetaret e Ballkanit perendimor”, tha ne nje konference per shtyp komisioneri pre Drejtesine, Jacques Barrot.
Propozimi duhet te miratohet nga 27 ministrat evropiane te Drejtesise, ndonese votimi unanim nuk eshte i nevojshem.
Barrot tha se ne regjimin e ri te vizave do te perfshihen fillimisht Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia, ndersa Shqiperia dhe Bosnja do te behen pjese e tij me vone, diku ne vitin 2010, kur te kene permbushur kriteret e duhura.
Top Channel