Organizata e Kombeve te Bashkuara, ne raportin e saj per objektivat e zhvillimit te mijevjecarit ka deklaruar se Kosoven e pret nje rruge e gjate per te arritur keto objektiva.

Raporti e ve theksin tek crrenjosja e varferise se skajshme dhe urise, ku sakteson se ne shtetin e ri 44% e banoreve jetojne ne varferi, ndersa 14% ne varferi te skajshme.

Persa i perket arsimit fillor, raporti nenvizon se per qindja e nxenesve qe fillojne klasen e pare dhe arrijne deri ne te pesten eshte 95.3%.

Ndersa persa i perket barazise gjinore, dokumenti i referohet te dhenave te papunesise qe jane, 58% femrat dhe 30% meshkujt.

Top Channel