Thaci: Gruevski po shkaterron Maqedonine
27/06/2009 16:25
Kryetari i PDSH, Menduh Thaci ka akuzuar kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski, se ka si synim shkaterrimin e Maqedonise.
Thaci e ka vene theksin tek Marreveshja e Ohrit, e cila sipas tij eshte shkaterruar pikerisht nga maqedonasit dhe kreu i qeverise.
“Marreveshjen e Ohrit, me vetedije te plote e shkaterruan maqedonasit. Ata qe ne fillim nuk kishin deshire ta nenshkruanin ate dhe me pas filluan te organizonin referendume kunder saj. Mendoj se qe vitin e kaluar ata arriten ta prishnin dhe ta benin perfundimisht te paperdorshme”, ka pohuar Thaci. Kreu i PDSH e ka cilesuar kete politike te autoriteteve maqedonase si “arrogante” dhe “nacionaliste”.
Top Channel