Greqi, termet i fuqishem ne ishullin e Santorinit
27/06/2009 12:30
Nje termet i fuqishem ka tronditur paraditen e sotme vendin fqinje te Greqise.
Me magnitude 5.1 grade te shkalles Rihter, termeti e ka pasur epiqendren ne ishullin turistik te Santorinit. Lajmin e ben te ditur faqja e internetit te “EarthTimes”. Lekundja e pare eshte ndjekur nga disa te tjera me pak te fuqishme dhe deri ne keto momente nuk ka te dhena per viktima apo deme materiale.
Ishulli i Santorinit ka prejardhje vullkanike dhe perreth tij ndodhet nje nga zonat me aktivitetin me te larte sizmik ne Greqi.
Top Channel