Emri, serish negociata ne Gjeneve
23/06/2009 12:35
Rihapen ne Gjeneve bisedimet mes perfaqesuesve greke dhe maqedonas per ceshtjen e emrit te Maqedonise.
Dita e pare e bisedimeve nuk dha ndonje rezultat konkret dhe dukej se me shume ishte nje mundesi qe ndermjetesi i Kombeve te Bbashkuara te testonte pozicionin e seciles pale.
Ndermjeti Matthew Nimetz u takua me negociatorin maqedonas, Zoran Jolevski dhe ate grek, Adamantis Vasilakis.
“Ka gatishmeri nga te dy anet, qe te negociohet, por, se nuk ka zhvillim real, pasi te dyja palet kane ngulur kembe thelle ne pozitat e tyre”, theksoi Nimetz.
Ne fillim te korrikut, Nimetz do te udhetoje drejt Shkupit dhe dy dite me vone ne Athine.
Top Channel