
Asnje kerkese e qeverise se Beogradit per ndryshimin e kompetencave te qeverise se Kosoves ne procesin e decentralizimit nuk do te pranohet.
Keshtu deklaruan autoritetet vendore dhe nderkombetare, nderkohe qe ftohet Serbia te bashkepunoje ne kete proces.
Ministri i Pushtetit Lokal ne Qeverine e Kosoves, Sadri Ferati thote se roli i Beogradit eshte i pranueshem ne cilesine e bashkepunimit dhe marrjes se informacioneve, por jo edhe te ndryshimeve ne dispozitat e Pakos se Ahtisaarit, ku flitet per decentralizimin.
Procesi i decentralizimit zbatohet ne Kosove nga qeveria si dhe autoritetet lokale nen mbikeqyrjen e ICO-se. Shefi i Zyres per informim ne ICO, Andy McGuffie, tha se decentralizimi eshte nje proces qe i perket Qeverise se Kosoves dhe mbeshtetet nga ICO-ja.
Top Channel