Detektivet rikthehen ne skenen e vrasjes ende te pa zgjidhur te nje shqiptari nga Kosova, i cili u gjet i vrare ne shtepine e tij ne “Golders Green” ne Londer.

Tete muaj pasi Cima Sogojeva u gjet i vdekur me goditje ne koke dhe ne trup, autoresia e krimit ende nuk eshte zbardhur, ndersa “Metropolitan Police” u ben thirrje deshmitareve te ndihmojne zbardhjen e ngjarjes, kundrejt ruajtjes se anonimatit.

Autoritetet thone se ofrojne nje shume prej 20 mije paundesh per çdo informacion qe ndihmon zbulimin e autoreve te ngjarjes se rende. Ne tetorin e vitit 2008, policia u detyrua te shqyente deren e baneses ne Highfield. Brenda shtepise u gjet trupi i pajete i shqiptarit nga Kosova, Cima Sogojeva.

Fqinjet pak me pare kishin degjuar disa goditje te mbytura me arme zjarri dhe menjehere lajmeruan policine. Me vone u zbulua se viktima ishte qelluar disa here ne koke dhe ne trup. Detektivet besojne se viktima e ngjarjes, Cima Sogojeva, ishte perfshire ne vjedhje makinash nga vendparkimet e zones. “Por pavaresisht nga zgjedhja e tij per te jetuar ne kete menyre, ai nuk e meritonte te vdiste.

Vrasesit e tij duhet te sillen para drejtesise, por kjo mund te behet vetem me ndihmen e komunitetit te zones dhe deshmitareve”, thane zyrtaret e Metropolitan Police, duke ia adresuar thirrjen per ndihme komunitetit te shqiptareve me qendrim ne Londer, nga Shqiperia e Kosova.

“E di se atje mund te kete njerez qe ndihen te frikesuar te flasin. Por jam duke kerkuar deshmitare qe i therrasin ndergjegjes se tyre, ne menyre qe te na ndihmojne ne zbardhjen e ngjarjes”, tha nje prej detektiveve qe po hetojne krimin e rende. Policia dha numrat e telefonit ku deshmitaret mund te lajmerojne duke iu garantuar anonimatin: 020 8358 0400 ne polici dhe ne zyren “Crimestoppers” ne tel 0800 555 111.
 

Top Channel