Vizat, BE: Kosova te plotesoje kushtet
22/06/2009 14:10
Nderkombetaret diskutojne me perfaqesuesit e qeverise se Kosoves per procesin e liberalizimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian.
Ambasadorja e Republikes se Çekise, Janina Hrebickova, kerkoi qe qeveria te angazhohet ne plotesimin e kushteve per liberalizimin.
Nderkohe deri me tani, nga ana e qeverise eshte miratuar nje dokument per plotesimin e njeanshem te kushteve per heqjen e vizave nga ana e BE-se.
Megjithate, jo vetem pasaportat biometrike mundesojne liberalizimin e vizave, pasi vendi me pare duhet te plotesoje nje sere kushtesh politike dhe ekonomike.
Top Channel