
Autostrada Vermice-Merdar do te realizohet sipas standarteve evropiane, mirepo kur do te fillojne punimet ende nuk dihet.
Ministri i Transportit dhe Poste-Telekomunikacionit te Kosoves, Fatmir Limaj, pas takimit te komitetit nderministror, premtoi per transparence te plote.
Por ai nuk dha hollesi rreth fillimit te projektit, kostos apo menyres se financimit. “Projekti do te shkoje per aq mundesi sa kemi. Qellimi eshte te realizohet i gjithe projekti, sa dhe si do te realizohet kjo varet nga mundesite financiare. Por, po mundohemi qe projekti te filloje kete vit. Mirepo sa do te behet, kjo varet nga financat”, ka deklaruar Limaj.
Ne kete projekt, Banka Boterore pritet te ndihmoje ne aspektin teknik, pasi ministria i ka kerkuar asaj ndihme si partner strategjik.
“Mendoj se fillimisht duhet te bejme stabilizimin e modelit se cfare do ndertojme. Dhe pas kesaj do te marrim vendim per modalitet qe ne me pas te mund te eksplorojme si perfundim. Deri atehere nuk mund te dime se sa do te jete kostoja e autostrades”, ka pohuar Ranjit Nayak, perfaqesues i Bankes Boterore ne Kosove.
Ministri Limaj me tej theksoi se, deri me tani nuk eshte kerkuar ndonje kredi nga Banka Boterore, pasi kjo mbetet te vleresohet ne te ardhmen. Limaj njoftoj se deri tani per kete projekt kane konkurruar 33 kompani.
“Jane kompani lider ne tregun boteror. Mes tyre ka edhe nga ato qe kane ndertuar ne Shqiperi, Kroaci dhe vende te tjera”, ka saktesuar Limaj.
Nderkohe, vlen te theksohet se tani e tutje Ministria e Financave do te jete pergjegjese per shpronesimin e pronave, te cilat pengojne realizimin e projektit.
Top Channel