Presidenti i Frances, Nicolas Sarkozy, ne nje leter derguar homologut te tij kosovar Fatmir Sejdiu ka shprehur edhe njehere mbeshtetjen e tij ndaj pavaresise se Kosoves.

Gjithashtu, ne mesazhin e tij kreu i pallatit Elize ka vleresuar hapat e bera nga institucionet e Kosoves kur ka kaluar me shume se nje vit nga shpallja e pavaresise.

“Franca e perkrah plotesisht Republiken e re te Kosoves. Gati nje vit e gjysme pas pavaresise, shteti juaj ka ditur te afirmohet ne arenen nderkombetare dhe pakthyeshmeria e ekzistences se tij i eshte imponuar te gjitheve”, eshte shprehur Sarkozy.

Presidenti francez ka vleresuar gjithashtu se, anetaresimi i Kosoves ne institucionet nderkombetare financiare deshmon dinamizmin e nje procesi ne te cilin ai personalisht eshte angazhuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA