Gruevski: Referendum per ceshtjen e emrit
22/06/2009 17:25
Kryeministri i Maqedonise, Nikolla Greuvski deklaroi serish sot se do te jene qytetaret e vendit ata qe do te japin fjalen e fundit per ceshtjen e emrit kushtetues.
Gruevski ka refuzuar te komentoje ecurine e takimit qe do te zhvillohet sot ne Gjeneve mes negociatorit grek dhe atij maqedonas, nen ndermjetesimin e Metju Nimic, por ka shprehur bindjen se ai do te jete nje takim pozitiv.
“Deshiroj qe gjerat te shkojne ne nje drejtim pozitiv. Ne e kemi thene se kur nga negociatat te jete percaktuar nje zgjidhje, ajo do te kaloje nen referendumin e qytetareve, te cilet do te vendosin nese do te pranohet ose jo”, ka pohuar Gruevski.
Top Channel