BE-ja akuzoi dje Bosnje-Hercegovinen se me miratimin e ligjit per mbrojtjen e prodhimit vendor ne kuader te CEFTA-s ka shkelur kete marreveshje tregtare rajonale.
“Kjo eshte shkelje e detyrimeve te Bosnje-Hercegovines, te parapara ne Marreveshjen e Evropes Qendrore per Tregti te Lire (CEFTA)”, lajmeruan perfaqesuesit ne Bruksel, duke shprehur keqardhje per shkak te miratimit te ligjit.
Shefi i diplomacise se Bosnje e Hercegovines, Mlladen Zirojeviç, po ashtu, shprehu keqardhje per shkak te vendimit te Parlamentit dhe paralajmeroi se vendi per shkak te kesaj do te barte sanksione nderkombetare.
Ligji kontestues pritet qe me se shumti te godase Kroacine, eksporti i se ciles me Bosnje-Hercegovinen gjate vitit te kaluar arriti ne rreth 1.7 miliarde euro.
Top Channel