Ministri i Jashtem suedez, Karl Bilt ka shprehur sot shqetesimin e tij per situaten ekonomike ne Kosove dhe iu ka bere thirrje autoriteteve kosovare qe t’i kushtojne me shume vemendje kesaj ceshtjeje.

“Kjo eshte nje detyre shume e rendesishme. Tani jemi ne nje krize ekonomike te paprecedente, gje qe e ben sfiden e Kosoves edhe me serioze”, ka deklaruar Bilt, gjate nje fjalimi te mbajtur me rastin e marrjes se presidences se radhes te BE nga Suedia, ne fillim te korrikut.

Gjithesesi, shefi i diplomacise suedeze ka shtuar se nuk parashikon nje komplikim te situates ne Kosove pavaresisht se ate nuk e kane njohur 5 vende anetare te BE.

Me tej Bilt ka vleresuar si pozitiv faktin se misioni EULEX po perkrahet gjithnje e me shume nga te gjitha vendet e kontinentit te vjeter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA