Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis ka deklaruar sot nga Athina se pret nga Maqedonia nje qendrim te ri per zgjidhjen e ceshtjes se emrit.

“Ata e kane marre porosine nga te gjitha shtetet anetare te BE-se dhe NATO-s dhe besoj se ne raundin e ri te negociatave do te vijne me nje qendrim te ri, ne menyre qe t’i japim zgjidhje ceshtjes”, ka pohuar Bakojanis.

Deklarata e saj vjen ne kuader te takimit te negociatoreve greke dhe maqedonas sot ne Gjeneve, nen ndermjetesimin e te derguarit te OKB-se Metju Nimic.

E pyetur nga mediat mbi mundesine e nje takimi mes saj dhe homologut maqedonas Antonio Milloshoski gjate samitit te OSBE-se, Bakojanis ka theksuar se do te perpiqet qe ta realizoje nje takim te tille.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA