Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove ende nuk ka marre vendim, nese do te vendosen apo jo kamera neper qendrat e vendvotimeve.
Kjo per shkak se partite politike te cilat publikisht e kane kerkuar kete menyre vezhgimi ende nuk kane dorezuar kerkese zyrtare ne KQZ.
Kryeshefja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne Kosove, Nesrin Lushta tha nepermjet telefonit se institucioni qe ajo drejton do te beje te pamunduren per te garantuar transparence ne zgjedhjet lokale qe do te mbahen me 15 nentor te ketij viti.
Ideja per vendosjen e kamerave ne qendrat e vendvotime fillimisht eshte iniciuar nga partia me e madhe opozitare, Aleanca Kosova e Re.
“Instalimi i kamerave ne cdo qender vendvotimi, krijimi i qendrave te numerimit te votave ne secilen komune dhe rifreskimi i listave te votueseve”, jane kerkesat qe AKR-ja do t’i dorezoje te henen ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Kamera ne vendvotime kane kerkuar edhe dy parti jo parlamentare, partia reformiste “ORA” dhe Partia e Drejtesise.
“Shume qytetare kane friken se vota e tyre po humbet. Dhe me ane te kamerave ata do te binden se vota e tyre shkon aty ku duhet”, eshte shprehur nenkryetari i pare i Partise se Drejtesise, Amir Ahmeti.
Jo zyrtarisht thuhet se kerkesa per vendosjen e kamerave ne secilen qender vendvotimi eshte veshtire e realizueshme per shkak te kostos se larte financiare qe mund te permbaje.
Top Channel