Kosova duhet te sherbeje si model per formimin e shtetit palestinez ne rajonin e Lindjes se Mesme.

Keshtu thuhet ne nje komunikate te transmetuar ne faqen e internetit te Departamentit amerikan te Shtetit, ne te cilen behet e ditur se se shpejti do te organizohet nje konference on line me titullin “Kosova, model per shtetin e Palestines”.

Ne komunikate theksohet se, bashkepunimi global i shteteve te ndryshme ne ndertimin e shtetit te Kosoves, duhet te sherbeje si shembull per zgjidhjen e konflikteve te tjera, perfshire ate ne Lindjen e Mesme.

Gjate konferences, e cila do te zhvillohet me 26 qershor ne forme “chat”, pjesemarresit do te mund te pyesin zyrtarin e larte te DASH, Stuart Jones.

Top Channel