
Nje oficer policie i Sherbimit Antiterrorist grek ka humbur jeten sot ne mengjes ne Athine pasi eshte qelluar me te pakten 20 plumba nga persona te panjohur.
Ngjarja ka ndodhur ne oren 6:30 te mengjesit ne lagjen “Patisia” te Athines, pak kohe pasi ai kishte filluar sherbimin prane nje shtepie, ne te cilen banonte nje grua qe eshte deshmitare ne procesin gjyqesor ndaj grupit terrorist ELA dhe eshte e regjistruar ne programin e ruajtjes se deshmitareve.
Sipas informacioneve policore autoret e krimit kane qene te pakten dy persona te cilet kane mberritur me nje motociklete ne vendgjarje dhe kane qelluar mbi policin 40- vjecar, qe ndodhej ne makinen e policise me dy ose tre arme.
Sherbimi antiterrorist grek qe ka filluar nje proces hetimor, ben fjale per nje sulm te ri terrorist.
Deri tani asnje grup apo organizate nuk ka marre pergjegjesine per kete sulm, ndersa kryhen analizat balistike te gezhojave te gjetura ne vendngjarje.
Top Channel