Zgjedhjet lokale ne Kosove do te mbahen me date 15 nentor te ketij viti.

Keshtu bejne te ditur mediat kosovare, te cilat i referohen burimeve prane kabinetit te presidentit Fatmir Sejdiu.

Sipas burimeve, vendimi eshte marre nga kreu i shtetit pas nje sere konsultimesh te zhvilluara me partite politike.

Data e zgjedhjeve eshte bere shkak per shume debate te ashpra mes partive ne pushtet, qe kerkonin mbajtjen e tyre ne nentor dhe atyre te opozites qe kerkonin zhvillimin e procesit ne tetor.

Top Channel