Diplomati austriak, Albert Rohan ka deklaruar te marten ne Prishtine se ndihet i zhgenjyer me faktin se Bashkimi Evropian nuk arriti te jete unik ne lidhje me pavaresine e Kosoves.

Rohan, gjate nje debati te organizuar nga Klubi per Politike te Jashtme, tha po ashtu se ndihej i zhgenjyer me Keshillin e Sigurimit, i cili nuk arriti konsensus per ta miratuar Planin e Ahtisarit.

Rohan gjate ketij debati leshoi disa mesazhe per lidershipin kosovar, te cilit i kerkoi nje perqendrim me te madh ne zhvillimin e demokracise se brendshme.

“Institucionet duhet te punojne me mire, transparenca duhet rritur, liria e mediave duhet te sigurohet, te krijohen vende te lira te punes e ceshtje tjera”, ka theksuar Rohan.

Top Channel