Ish-kryenegociatori Marti Ahtisari ka deklaruar se Serbia duhet te pranoje realitetin e ri dhe te negocioje me institucionet e Kosoves nese deshiron te anetaresohet ne BE.

“Per te hyre ne BE Serbia duhet te mesoje te jetoje me nje fqinj qe eshte shtet i pavarur, sic eshte Kosova. Serbia duhet ta lere pas te kaluaren dhe te vendose bashkepunimin me Kosoven”, ka pohuar Ahtisari.

Me tej, duke folur per Kosoven ai ka theksuar se nuk mund te nenshkruaje marreveshje me BE-ne perderisa nuk eshte njohur nga te gjitha vendet anetare.

Ai ka shtuar se ndihet “shume i zhgenjyer” nga pese anetaret e BE qe s’e kane njohur pavaresine, qe jane Spanja, Sllovakia, Greqia, Qiproja dhe Rumania.

Top Channel