Ish-kryenegociatori Marti Ahtisari iu ka bere thirrje autoriteteve te Kosoves qe te perqendrohen ne zhvillimin ekonomik te vendit, ne menyre qe Kosova te behet nje shtet i qendrueshem ku te mund te jetohet.

“Kosova sot eshte nje shtet i pavarur dhe do te mbetet i tille, por te gjithe duhet te angazhohen per zhvillimin ekonomik”, ka deklaruar Ahtisari, ne diten e dyte te qendrimit ne Prishtine.

Ish-presidenti finlandez ka vleresuar progreset e deritanishme ne Kosove dhe e ka vene theksin tek domosdoshmeria e anetaresimit te vendit ne Banken Boterore.

“Ceshtjet kane ecur mire, por shpresoj qe Kosova te behet anetare edhe e BB, pasi kjo do t’i hape mundesine per zhvillim ekonomik dhe punesim te te rinjve, sepse vetem me zhvillim ekonomik Kosova mund te shkoje perpara”, ka shtuar Ahtisari.

Top Channel