KE serish financim AKP-se
15/06/2009 13:45
Zyra Nderlidhese e Komisionit Evropian dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit nenshkruan marreveshjen per grantin e dyte per financimin e AKP-se, qe do te hyje ne fuqi me 16 qershor 2009.
Qellimi i grantit eshte te rriten kapacitetet administrative dhe menaxhuese te Agjencise Kosovare te Privatizimit me qellim qe ajo te kujdeset per vazhdimesine e procesit te privatizimit, ben te ditur website i Radiotelevizionit te Kosoves.
Ofrimi i asistences per Agjencine e Privatizimit perben nje mbeshtetje te drejtperdrejte nga Komisioni Evropian per te ndihmuar zhvillimin ekonomik te Kosoves dhe per te ruajtur stabilitetin e saj makroekonomik dhe te tregut.
Top Channel