
Ish i derguari i OKB-se per statusin, Marti Ahtisari ne nje fjalim para deputeteve te Kosoves me rastin e njevjetorit te Kushtetutes, deklaroi se Serbia duhet te pranoje realitetin e ri ne Ballkan.
“Kosova dhe Serbia jane vende fqinje dhe duhet te gjejne territorin e perbashket per integrim. Prishtina dhe Beogradi duhet t’i largohen retorikave”, u shpreh Ahtisari.
Diplomati i larte kerkoi nga te gjithe qe te kontribuojne per paqen dhe qetesine ne rajon.
“Bashkimi Evropian duhet te gjeje po ashtu nje qendrim te perbashket per Kosoven qe do te sjelle stabilizimin e metejshem te vendit”, theskoi Ahtisari.
Ish-negociatori shprehu mbeshtetjen e tij per aspiratat e Kosoves ne rrugen e saj te integrimit dhe pergezoi klasen politike kosovare per Kushtetuten, duke terhequr vemendjen se obligimet ne te ardhmen jane gjithnje e me te medha.
Top Channel