Gjykata e qarkut ne Prishtine u ka komunikuar sot masen e sigurise prej 30 ditesh paraburgim tre serbeve te arrestuar diten e djeshme ne afersi te Cagllavices.

Ata akuzohen se u kane dhene shuma te konsiderueshme parash personave te caktuar, per te dhene deshmi te rreme mbi trafikun e organeve te serbeve ne Kosove.

Sipas policise se Kosoves, ata dyshohen se i kane dhene 100 mije euro nje personi, ne menyre qe ky i fundit te bente deklarata te rreme.

Te arrestuarit jane Igor Jucinac nga Shterpca, si dhe Millutin Radanovic e Predrag Zhelkovic nga Beogradi dhe Novi Sadi.

Nderkohe, autoritetet serbe, konkretisht ministri i Brendshem Ivica Dacic, i ka cilesuar arrestimet si te motivuara politikisht, duke deklaruar se ata nuk jane agjente te Beogradit.

Top Channel