Vellezerit Bytyci, Kandic braktis ceshtjen
11/06/2009 15:05
Avokatja e familjes Bytyci, Natasha Kandic ka deklaruar se do te terhiqet nga ceshtja mbi vrasjen e tre vellezerve shqiptaro-amerikane pasi sipas saj Beogradi po mbron vrasesit e vertete.
Aktivistja e njohur per te drejtat e njeriut ka deklaruar se autoritetet serbe po mbrojne dy policet e akuzuar per vrasjen e Ylli, Mehmet dhe Agron Bytycit, trupat e te cileve u gjeten ne nje varr masiv.
Tre vellezerit, te cilet jetonin ne Shtetet e Bashkuara me nenshtetesi amerikane, ne vitin 1999 u kthyen ne Kosove per t’u bashkuar me njesitet e UCK-se.
Uashingtoni zyrtar ka kerkuar nga Beogradi zbardhjen e kesaj ngjarjeje dhe nxjerrjen para drejtesise se autoreve.
Top Channel