Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, duke folur para deputeteve kosovare ka lavderuar punen e kabineti te tij, duke thene se vendi ka arritur nje progres te madh.

Thaci ka permendur sondazhe te ndryshme, te cilat sipas tij, tregojne rritjen e optimizmit te qytetareve te Kosoves.

Thaci ka thene gjithashtu se gjate vitit te kaluar vendi ka pasur nje rritje ekonomike prej 6 per qind, ndersa korrupsioni eshte ulur dukshem.

Ai eshte zotuar se qeveria e Republikes se Kosoves do te zbatoje te gjitha detyrimet qe i takojne me ligj dhe ka premtuar se pensionistet do ta kene se shpejti projektligjin per sigurimet.

Top Channel