Rehn: Heqja e vizave ne ‘09, ende e mundur
11/06/2009 15:45
Komisioneri Evropian per Zgjerimin, Oli Rehn ka deklaruar sot se pezullimi i vizave per nje pjese te vendeve te Ballkanit perendimor eshte ende i mundur te behet brenda vitit 2009.
“Komisioni Evropian para pauzes verore do ta perpiloje raportin ne te cilin do te jete rekomandimi per Keshillin e Ministrave te BE-se, mbi permbushjen e kritereve nga ana e vendeve te Ballkanit”, ka pohuar Rehn.
Keto komente zyrtari evropian i beri pas nje takimi te zhvilluar ne Bruksel me ministrin e Jashtem serb, Vuk Jeremic.
Nder vendet qe konsiderohen se kane plotesuar kriteret per heqjen e regjimit te vizave mbeten Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Top Channel