Shutanovac: Ceshtja e Kosoves, ende e pazgjidhur
09/06/2009 15:00
Beogradi zyrtar vazhdon ta konsideroje Kosoven nje ceshtje te pazgjidhur qe po ndikon ne stabilitetin e rajonit te Ballkanit.
Sipas ministrit serb te Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, moszgjidhja e ceshtjes se Kosoves ka bere qe rajoni te jete i rrezikuar nga shperthimi i akteve te dhunes.
“Nje nga faktoret kyc te destabilizimit te rajonit eshte ceshtja e pazgjidhur e Kosoves”, ka deklaruar Shutanovac, gjate konferences rajonale te shefave te shtabeve te pergjithshem te vendeve te Ballkanit.
Ne kete konference marrin pjese perfaqesuesit e shtabeve te Shqiperise, Bosnjes e Hercegovines, Bullgarise, Malit te Zi, Maqedonise, Rumanise dhe Turqise.
Top Channel