Komuna e Shterpces eshte shnderruar ne vend perplasjesh te ashpra ndermjet shqiptareve dhe serbeve. Ne ndertesen qendrore, e mbuluar me flamuj serbe punojne te acaruar shqiptaret, serbet, strukturat paralele dhe nderkombetaret.

Ne anen tjeter, prania e nje pllake dhe flamurit te republikes ne objektin e sherbimit civil, eshte shnderruar ne molle sherri ndermjet dy paleve.

Serbet lokale disa here i kane hequr simbolet e Kosoves, te cilet kane hasur ne rezistence te shqiptareve per t’i mbrojtur dhe ruajtur ato.

Vec tjerash, nenkryetari i komunes se Shterpces, Ali Halimi rrezikon te mbetet pa zyre.

Nga strukturat paralele, atij i eshte nderprere linja telefonike dhe gjithcka tjeter qe i lidh komunikimin me Prishtinen.

Me gjithe presionin dhe problemet me serbet, Halimi mban ne murin e zyres fotografine e kryeministrit Hashim Thaci dhe komandantit legjendar Adem Jashari.

Kete fotografi e ndan vetem nje mur nga ajo e Voisllav Sheshelit, e vendosur ne zyren e kryetarit paralel serb te kesaj komune.

“Ne jemi te vetmit te zgjedhur legal dhe legjitim te komunes se Shterpces. Ata te cilet jane ne zyren tjeter, jane njerez per te cilet nuk eshte pelqimi i votuesve. Ata jane aty me vendim te Prishtines. Parlamenti i Kosoves ka shpallur pavaresine, por Republika e Serbise kurre nuk do e pranoje ate”, eshte shprehur Zvonko Mihajlovic.

Megjithate, me qendrimin e Mihajlovicit si duket nuk pajtohen votuesit e tij.

Ne komunen e Shterpces deri tani mbi 1700 serbe jane pajisur me dokumentacione te Kosoves, republike te cilen Mihajlovic thote se Serbia nuk do e njoh kurre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA