Serbet ne veri te Kosoves paralajmeruan protesta ne afersi te dy vendkalimeve kufitare me Serbine.

Ata do te mbajne te bllokuar per nje ore rrugen ne afersi te Leposavicit dhe Zubin Potokut, duke protestuar kunder vendosjes se kontrollit doganor nga ana e EULEX-it.Organizatoret e protestes thone se nuk do t’i paguajne asnje takse doganore shtetit te pavarur te Kosoves qe nuk njihet nga Serbia.

Zyrtaret serbe kerkojne nga EULEX-i te nderprese menjehere kontrollin doganor ne veri te Kosoves, si dhe qe te arrihet nje marreveshje me Serbine per pagesen e taksave doganore, sipas rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se.

Nese kerkesa e tyre nuk plotesohet, bllokimi i rruges mund te zgjase me shume se nje ore dhe se protestat mund te radikalizohen. Me heret, ne nje interviste dhene BBC-se, perfaqesuesi i posacem i Bashkimit Evropian ne Kosoves, Peter Feith, gjendjen ne veri e vleresoi si te veshtire dhe u beri thirrje serbeve qe te mos pengojne shtrirjen e misionit te EULEX-it edhe ne kete pjese te Kosoves.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA