Presidenti i ri i Maqedonise, Gjorgje Ivanov ka deklaruar se ne negociatat per ceshtjen e emrit pala maqedonase synon te arrije nje kompromis qe nuk demton identitetin maqedonas dhe qe nuk shkel krenarine e popullit.
“Cdo kompromis tjeter eshte nje kompromis i detyrueshem, kercenues dhe qe nuk do te jete i dobishem per ne. Prandaj duam nje zgjidhje qe nuk demton identitetin dhe krenarine tone”, ka pohuar Ivanov.
Ai ka theksuar se ne Maqedoni ceshtja e emrit do te zgjidhet me referendum, pasi sipas tij eshte populli qe duhet te vendose ne te tilla raste.
“Referendumi eshte akti permes te cilit qytetaret do te vendosin rreth qendrimit shteteror per emrin”, ka nenvizuar Ivanov.
Lidhur me propozimin e perfolur ne media, Maqedonia Veriore, kreu i shtetit ka deklaruar se nuk duhet te spekulohet, por te pritet rezultati i negociatave nen drejtimin e Metju Nimic.
Top Channel