Ne Greqi jane para mbylljes mbi 100 hotele te klasave te mesme dhe te larta per shkak te problemeve me kredite bankare.

Lajmi behet i ditur sot nga mediat greke, te cilat komentojne gjendjen e turizmit grek ne prag te fillimit te sezonit turistik.

Sipas njoftimeve, mbi 100 hotele luksoze dhe komplekse turistike po ballafaqohen me kredite bankare, qe ishin shfrytezuar me pare per investime.

Bankat greke dhe ato te huaja kane refuzuar zgjatjen e afatit te shlyerjes se detyrimeve te hoteleve, te cilet jane te goditur nga kriza ekonomike qe ka perfshire edhe turizmin.

Gjate ketij sezoni ne Greqi eshte regjistruar nje ulje e numrit te turisteve te huaj me 8 per qind.

Mediat lokale bejne te ditur se qeveria po e ndjek me vemendje krizen ne sektorin e hotelerise dhe turizmit, por deri tani nuk ka marre masa konkrete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA