FSK, ne shtator kapacitetet e para operative
08/06/2009 18:15
Ne shtator te ketij viti Forca e Sigurise se Kosoves do te kete kapacitetet e para operative.
Keshtu kane deklaruar ministri kosovar i FSK-se, Fehmi Mujota dhe komandanti i krahut jugor te NATO-s, admirali Mark Fitzgerald, gjate nje takimi te zhvilluar sot ne Prishtine.
Sic njoftojne mediat lokale, gjate takimit dy zyrtaret kane rene dakord per rritjen e monitorimit te NATO-s ndaj procesit te formimit te FSK-se, si dhe eshte vleresuar situata e sigurise ne Kosove.
Me tej admirali Fitzgerald ka informuar ministrin Mujota se, ne fund te javes do te takohet me ministrat e vendeve anetare te NATO-s, ku pritet te vleresohet pozitivisht situata ne Kosove.
Top Channel