“Ka torturuar të burgosurit shqiptarë”/ Ngrihet aktakuzë ndaj një ish-gardiane burgu për krime lufte në Kosovë
Ministri serb per Kosoven, Goran Bogdanovic ka deklaruar gjate vizites se tij ne Leposavic se Beogradi nuk ka arritur asnje marreveshje me EULEX per vendosjen e doganave ne veri te Kosoves.
“Veprimet e njeanshme te EULEX jane te papranueshme”, ka pohuar Bogdanovic, i cili i ka bere thirrje komunitetit serb qe ne protestat e ardhshme te ruaje qetesine.
Ministri ka kritikuar vendimin e udheheqesve komunale ne Leposavic per te mos bashkepunuar me EULEX-in, pas sipas tij Serbia do t’i zgjidhe te gjitha ceshtjet permes dialogut.
Me tej, Bogadnovic ka kritikuar vendimin e qeverise se Kosoves per te mos lejuar hyrjen e zyrtareve serbe.
“Ky eshte nje vendim frustrues, qe tregon se ne Kosove ka probleme te medha etnike”, ka shtuar Bogdanovic.
Top Channel