Ambasadori i Shqiperise ne NATO, Artur Kuko gjate nje vizite zyrtare qe po zhvillon ne Prishtine ka garantuar autoritetet lokale se Shqiperia do te jape ndihmen e saj ne ngritjen dhe formimin e FSK-se.

“Shqiperia do ta ndihmoje Kosoven qofte me venien ne dispozicion te disa eksperteve, ashtu edhe me nje ndihme financiare nga Fondet e Mirebesimit”, ka pohuar Kuko.

Gjate takimit te zhvilluar me anetaret e komisionit te Puneve te Jashtme te Kuvendit te Kosoves, diplomati shqiptar ka vleresuar si dicka pozitive funksionimin e NATO-s permes KFOR-it ne shtetin e ri dhe ka dhene garancine e tij se Shqiperia do ta ngreje zerin per Kosoven ne NATO.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta