Feith vlereson zgjedhjen e Avokatit te Popullit
05/06/2009 10:05
I derguari kryesor i komuniteti nderkombetar ne Kosove, Peter Feith, vleresoi zgjedhjen e Avokatit te ri te Popullit nga kuvendi, duke theksuar se ky eshte nje hap perpara.
“Jam i bindur se Sami Kurteshi do te punoje ne interes te te gjithe qytetareve te Kosoves dhe do te synoje qe te zgjerohen te drejtat dhe lirite e tyre. Ai e ka mbeshtetjen time te plote ne kryerjen e detyrave te tij ne menyre te pavarur dhe te paanshme”, thuhet ne komunikate.
Institucioni i Ombudspersonit luan rol kyc ne mbikeqyrjen, mbrojtjen dhe promovimin e te drejtave dhe lirive te individeve nga veprimet e papershtatshme ose mosveprimet nga ana e autoriteteve publike.
Top Channel