
Ministria per Kosoven ne qeverine e Serbise ka mohuar sot se Beogradi ka arritur marreveshje shtese me misionin EULEX, lidhur me proceduren per kalimin e pikave doganore.
“Kemi te bejme vetem me vertetim te protokolleve te nenshkruara me UNMIK-un, sipas rezolutes 1244”, thuhet ne nje komunikate nga kjo ministri.
Me tej ne te theksohet se dogana eshte njera nga gjashte pikat e raportit te sekretarit te pergjithshem te OKB-se, nga nentori i vitit 2008.
“Serbia nuk do te pajtohet me vendime te njeanshme dhe me veprime qe nuk jane ne harmoni me rezoluten 1244 dhe me raportet e sekretarit te pergjithshem te OKB-se dhe kjo ka te beje edhe me misionin EULEX”, thuhet ne komunikate.
Zedhenesja e misionit EULEX, Aleksandra Xhorxh, ka thene se EULEX ka bere nje marreveshje me qeverine e Serbise per vendosjen e personelit nderkombetar doganor ne dy pika ne veri te Kosoves.
Top Channel