Spanje, goditet banda kriminale ballkanase
04/06/2009 16:45
Policia spanjolle e qytetit te Madridit ka zhvilluar nje operacion kunder nje bande grabitesish te perbere nga qytetare te vendeve te ish-Jugosllavise, duke arrestuar 42 anetaret e saj.
Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave te arrestuarit, kryesisht nga Serbia, BeH, Maqedonia dhe Kroacia, jane pergjegjes per te pakten 500 grabitje te kryera ne Madrid dhe Taragona.
Sipas burimeve, gjate kontrolleve ne banesat e te arrestuarve jane gjetur bizhuteri floriri te vjedhura dhe shuma te konsiderueshme parash, te fituara gjate grabitjeve.
Burimet saktesojne me tej se grupi kriminal ishte i mireorganizuar, me degezime ne Itali, Portugali dhe France, si dhe me nje hierarki te rrepte.
Top Channel