Me shume se gjysma e qytetareve te Maqedonise vleresojne se sektori me i korruptuar ne vend eshte gjyqesori.

Keshtu thote nje raport i organizates “Transparency International”, i kryer per periudhen tetor 2008-shkurt 2009.

Sipas dokumentit, 50 per qind e qytetareve te Maqedonise kane vleresuar gjyqesorin si sektorin me te korruptuar, 23 per qind zyrtaret shteterore, 11 per qind partite politike, 7% biznesin, 6% Parlamentin dhe 3 per qind mediat.

Raporti i “TI”, i quajtur “Barometri i Korrupsionit Global 2009”, eshte zhvilluar nga organizata ne 69 shtete te botes dhe ka intervistuar 73 mije persona.

Top Channel