Maqedoni, debate per zgjedhje te parakohshme
03/06/2009 16:45
Partia me e madhe opozitare ne Maqedoni, LSDM ka reaguar lidhur me lajmet e publikuara ne shtypin lokal per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme.
Permes zedhenesit te saj, LSDM eshte shprehur se eshte e gatshme te ballafaqohet me zgjedhje, edhe pse i ka quajtur spekulime lajmet e publikuara ne media.
“Nese LSDM do te hape ceshtjen e zgjedhjeve te parakohshme, atehere te gjithe te jene te bindur se kete kjo parti do ta beje ne menyre me te qarte dhe me serioze”, ka pohuar zedhenesi Emilian Stankovic.
LSDM ka kritikuar gjithashtu partine ne pushtet VMRO/DPMNE, e cila sipas saj po anashkalon problemet reale te qytetareve.
Top Channel