Kriza, Geithner garanci Kines
02/06/2009 16:40
Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner ka siguruar autoritetet kineze mbi qendrueshmerine e investimeve te tyre ne dollare.
Sipas Geithner, politika ekspansive e ndjekur ne keto muaj nga administrata Obama eshte nje pergjigje e domosdoshme per krizen.
“Megjithate, ne te ardhmen Uashingtoni do ta ngreje serish vleren e dollarit”, ka pohuar Geithner.
Ndersa presidenti kinez Hu Jintao eshte shprehur se, Kina dhe SHBA mbajne se bashku peshen e pergjegjesive te medha ne te gjitha fushat per t’i bere balle krizes globale.
Top Channel