Perfaqesuesit e vendeve antare te Bashkimit Evropian pritet te reagojne ne fillim te javes se ardhshme mbi vleresimet e paraqitura nga Komisioni per ecurine e vendeve te rajonit mbi kriteret per heqjen e vizave.
“Komisioni paraqiti qendrimin mbi zbatimin e udherrefyesit per liberalizimin e vizave per Bosnjen, Shqiperine, Serbine, Malin e Zi dhe Ish republiken Jugosllave te Maqedonise. Tashme vendet antare duhet te japin reagimin e tyre, si dhe te argumentojne se ku bazohet ky reagim i tyre, ne menyre qe ne te konsiderojme te perfunduara keto raporte. Kjo do te thote se pjeset faktike dhe vleresuese qe duhen bere nga Komisioni do te quheshin te perfunduara. Ne kete faze, raportet do te dergohen ndaj vendeve te treta te interesuara”, shprehet Michele Cercone, zedhenes i zv/presidentit te KE-se per Siguri, Liri e Drejtesi.
Drafti per rekomandimin mbi heqjen e vizave ndaj disa vendeve te Ballkanit, aktualisht po perpilohet nga drejtoria e pergjithshme per ceshtjet e sigurise, lirise e drejtesise ne Komisionin Evropian, i cili merr ne konsiderate dhe sugjerimet e mundshme te 39 drejtorive te te njejtit nivel ne Komision. Amendamenti i komisionit do te dorezohet pas nje muaji.
Ne 3 faqe, komisioni do te shpjegoje ndryshimet per aneksin I, ku perfshihen vendet per te cilat do te mbahet regjimi i vizave, dhe aneksin II, e ashtuquajtura liste e bardhe Schengen, qe do t’u mundesoje qytetareve te ketyre vendeve per te udhetuar e qendruar ne Evrope pa viza, per nje periudhe jo me shume se 3 muaj. Perpara se rekomandimi i komisionit te votohet nga keshilli i Bashkimit Evropian, Parlamenti duhet te jape opinionin e tij. Vleresimi i komisioneve te nevojshme parlamentare do shprehet vetem pas pushimeve verore, pasi pas zgjedhjeve evropiane, parlamenti ka ne axhende vetem dy mbledhje, kryesisht teknike.
Ne vjeshte, Keshilli Evropian ne nivelin e ministrave te brendshem e te drejtesise, do te votoje popozimin e komisionit per heqjen e vizave ndaj vendeve te Ballkanit. Ministrat e brendshem takohen 6 here ne vit, dhe parashikohet qe ky votim te ndermerret ne mbledhjen e 23 tetorit ose 30 nentorit, ne varesi te dorezimit te opinionit mbi kete ceshtje nga parlamenti evropian. Votimi kerkon shumice te cilesuar dhe ai duhet te perfaqesoje 62 % te popullsise evropiane. Ky vendim do te merret nga 25 shtete pa Irlanden e Britanine qe nuk bejne pjese ne zonen Schengen.
Top Channel