Kryeparlamentari i Kosoves, Jakup Krasniqi i jap fund dilemave per kohen e mbajtjes se gjedhjeve lokale ne Kosove, duke bere me dije se zgjedhjet lokale do te zhvillohen ne muajin nentor.
“Muaji nentor eshte muaji me i pershtatshem dhe i pergjigjet edhe kerkesave ligjore. Ky ka qene muaji i zgjedhjeve dhe nuk ka pasur kurre probleme. Konsiderojme se afati me i pershtatshem eshte pjesa e pare e muajit nentor”, shprehet Krasniqi. Nderkohe, pervec Parise Socialdemokrate te Kosoves, te gjitha partite e tjera opozitare nuk pajtohen qe zgjedhjet te mbahen ne muajin ne nentor.
Gjate konsultimeve me presidentin Fatmir Sejdiu, zyrtaret e partive kosovare kane propozuar mesin e muajit tetor per mbajtjen e zgjedhjeve. “Kjo neglizhence e treguar ndaj percaktimit te dates per mbajtjen e zgjedhjeve, shton dyshimin tek qytetaret e Kosoves, se koalicioni qeverises po llogarit fituesin para dites se votimit. LDD kerkon nga institucionet e Kosoves te fillojne te tregohen serioze ndaj obligimeve kushtetuese dhe te tregojne konkretisht zbatimin e saj, duke perfshire ketu perpos te tjerave edhe caktimin e dates se zgjedhjeve”, thekson zedhenesi i LDD-se, Armend Baloku.
Ndersa, zyrtaret e AKR-se shpresojne per gjetjen e kompromisit nga ana e presidentit Fatmir Sejdiu per caktimin e dates se zgjedhjeve lokale. Mes tjerash, zyrtaret e partive opozitare kerkojne monitorimin e zgjedhjeve nga ana e OSBE-se, pasi sipas tyre, KQZ-ja nuk eshte e afte per te monitoruar zgjedhje te lira dhe demokratike.
Top Channel