Levizja Popullore e Kosoves, nderroi emrin dhe tani e tutje do te quhet Partia Socialiste e Kosoves.

Pa asnje kandidat kunder, Emrush Xhemajli kryetari aktual i Levizjes Popullore, mori besimin per te udhehequr Partine Socialiste. Gjate kuvendit zgjedhor, Xhemajli tha se ka hapur dyert per kuadro te reja, nderkohe do shqyrtoje edhe pozicionin e partise ne koalicionin qeverises.

“Rrethanat e krijuara ne Kosoven e pavarur, jane arsyet e profilizimit te partise nga nje levizje per çlirim ne nje parti e qendres se majte qe do te angazhohet drejtperdrejt per jeten e qytetareve”, ka thene Xhemajli. Krahas, ndryshimit te emrit, LPK-ja ka ndryshuar edhe statutin e saj, duke hequr dore nga ideja per bashkim kombetar.

Deklarimi i kesaj partie si e qendres se majte, duket se ka ngjallur interesim edhe te shume deputete te Kuvendit te Kosoves, kryesisht nga PDK-ja. Levizja Popullore e Kosoves, eshte krijuar para 26 vjetesh si levizje per clirimin e Kosoves.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA