Asociacioni i Gazetareve Profesioniste te Kosoves eshte i shqetesuar per rritjen e sulmeve dhe kercenimeve ndaj gazetareve kosovare, te cilet po vazhdojne te pengohen ne punen e tyre.

Nje ekip i Rrjetit Ballkanik te Gazetarise Hulumtuese nuk eshte lejuar te kryeje punen e tij ne Komunen e Skenderajt per te marre pamje nga Shtepia e Kultures.

“Pas transmetimit te debatit Jeta ne Kosove per lirine e shprehjes, eshte kercenuar burimi i cili ka folur ne dokumentarin lidhur me Skenderajn. Gjithashtu eshte sulmuar ekipi yne qe ka punuar ne Skenderaj. Eeshte sulmuar xhiruesi dhe eshte ndaluar incizimi. Ky sulm eshte bere me 20 mars dhe menjehere eshte raportuar ne stacionin policor te Skenderajt. Ndersa transmetimi i ngjarjes eshte bere te enjten”, thuhet ne deklaraten drejtoreshes se rrjetit ballkanik, Jeta Xharra.

AGPK denon ashper kete sulm ndaj ekipit te BIRN-it dhe kerkon nga organet e drejtesise qe ta zbardhe sa me shpejt kete rast dhe te merren masa ndaj shkaktareve te tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA