Xhons: Serbet te pranojne institucionet kosovare
29/05/2009 16:20
Zyrtari i larte i Departamentit amerikan te Shtetit, Stjuart Xhons i ka bere thirrje pakices serbe ne Kosove qe te mesohet te bashkepunoje me institucionet vendore.
Ne nje takim me nje grup gazetaresh serbe ne Uashington, Xhons ka theksuar se te drejtat e minoritetit serb ne Kosove duhet te jene te garantuara, por ka shtuar se ne rast se kjo nuk ndodh ky komunitet nuk duhet t’i kerkoje ato permes dhunes.
“Serbet e Kosoves duhet te mesohen te jetojne me institucionet e ketij vendi. Ata kane te drejtat e tyre dhe askush nuk duhet t’i shkele, por eshte e palejueshme qe keto te drejta te kerkohen me ane te dhunes”, ka pohuar Xhons.
Top Channel