Kosove, miratohet pr/ligji per hyrjen ne BB
29/05/2009 15:55
Kuvendi i Kosoves miratoi sot ne parim projektligjin per anetaresimin e vendit ne FMN dhe ne strukturat e Bankes Boterore.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave miratimi i ketij projektligji u be me nje procedure te vecante.
Ne seancen e zhvilluar, ku votuan pro 79 deputete, ishte i pranishem edhe perfaqesuesi i FMN-se ne Prishtine.
Nderkaq, ministri kosovar i Financave, Ahmet Shala ka deklaruar se projektligji ne fjale do t’i mundesoje Kosoves stabilitet fiskal dhe qendrueshmeri ekonomike.
Ai ka shtuar se, qe Kosova te behet brenda qershorit pjese e Bankes Boterore, ligji duhet te miratohet me procedure te pershpejtuar.
Top Channel