France, sekuestrohen 684 kg heroine ne nje kamion

29/05/2009 13:10

Policia franceze arrestoi dy shtetas britanike, pasi zyrtaret e doganave zbuluan 684 kg kokaine brenda kamionit te tyre.

Sasia e droges, qe ne treg do te shitej per me shume se 27 milione euro, u sekuestrua gjate nje kontrolli rutine ne nje autostrade prane qytetit Montpelje. Dy te ndaluarit po vinin nga Spanja dhe kishin destinacion Londren.

Autoritetet franceze thane se kjo ishte sasia me e madhe e kokaines e zbuluar ne kete vend. Dyshimet linden pasi kamioni po ecte ne menyre te cuditshme dhe pas kontrollit u zbulua droga e fshehur ne canta plastike.

Mes saj ishin vendosur edhe kokrra kafeje, qe lenda narkotike te mos diktohej nga qente.

Top Channel